KRYEFAQJA » LAJME » Durrës: Nis aksioni për lirimin e hapsirave publike

Durrës: Nis aksioni për lirimin e hapsirave publike

Inspektorati për Mbrojtjen e Territorit ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në lulishten në hyrje të qytetit të Durrësit. Janë 19 subjekte bar-kafe të ndërtuara vit pas viti, në katet e para të pallateve, pranë lulishtes, të cilat kanë zaptuar pronën publike. Kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Durrës, Artur Çela, tha se të gjithë subjektet janë njoftuar për aksionin, dhe ka nisur prishja e tyre vullnetarisht. Numri një i inspektoratit, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shpenzojnë para duke ndërtuar në hapësirat publike. Pas largimit të ndërtimeve pa leje që janë kryer në lulishten në hyrje të Durrësit, aksioni pritet të zhvendoset në lulishten pranë mauzoleumit të dëshmorëve.