KRYEFAQJA » LAJME » Durrës-Prishtinë-Nish do të diskutohet në “Vjenë 2015”
Durrës-Prishtinë-Nish do të diskutohet në “Vjenë 2015”

Durrës-Prishtinë-Nish do të diskutohet në “Vjenë 2015”

Shqipëria, Kosova dhe Serbia pritet të hedhin hapa konkrete drejt projekteve të përbashkëta me interes rajonal. Axhenda zyrtare e takimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor “Vjenë 2015”, apo siç njihet ndryshe “Nisma e Berlinit”, ka bërë të njohur veç të tjerash dhe diskutimin e autostradës Durrës- Prishtinë – Nish.  Në takimin që nis të enjten në Vjenë, kjo çështje pritet të diskutohet në panelin e kryeministrave, nga  kryeministrat e Shqipërisë Rama, të Kosovës Mustafa dhe të Serbisë Vuçiç. Me interes priten edhe diskutimet në panelet e ministrave të jashtëm dhe atyre të ekonomisë të vendeve të rajonit.