KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, prokuroria nis hetimet për tre gjyqtarë
Durrës, prokuroria nis hetimet për tre gjyqtarë

Durrës, prokuroria nis hetimet për tre gjyqtarë

Të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në rastin e shqyrtimit gjyqësor civil për pronësinë e ish-hotel “Vollga”, 3 gjyqtare te rrethit Durres, Dhurata Bilo, Vladimir Skënderi dhe Ndue Gjur, po hetohen nga Prokuroria e Durrësit edhe per “Falsifikimit të dokumenteve” mbi mënyrën e tjetërsimit të truallit dhe godinës së ish-“Vollga” në qendër të qytetit, ku sipas akuzes eshte konstatuar një vendim i dyshimtë gjykate mbi këtë çështje.

Konkretisht behet fjale per një proces civil i cili ka zgjatur për disa vite, ku dy palë kanë pretenduar pronësinë mbi truallin dhe objektin. Konkretisht, nje shtetas i huaj, dhe nje shqiptare. Sipas prokurorise palet janë përballur në gjykatë me pretendimet e tyre dhe çështja ka arritur deri në Gjykatën e Lartë.
Prokuroria e Durrësit ka konstatuar se, gjatë shqyrtimit të zhvillimit gjyqësor në Gjykatën e Lartë, gjykata e Durrësit, për të njëjtin objekt, ka marrë vendimin ne dt, 18.02.2013, në bazë të të cilit urdhërohet Hipoteka e Durrësit të regjistrojë si pronar në këtë pronë shtetasin Mohammed Abdullah Bavazer, duke fshirë automatikisht nga regjistri hipotekor emrin Zanmir Hasa, i cili rezultonte deri në atë kohë si pronar pranë ZVRRP Durrës.
Prokuroria e Durrësit dyshon se vendimi i gjyqtarëve është marrë në kundërshtim të hapur e flagrant me ligjin, pasi nuk referohet në asnjë bazë ligjore dhe në dijeni të plotë të ekzistencës së një gjykimi paralel, i cili ndodhej në Gjykatën e Lartë.
Prokuroria ka lajmëruar se krahas hetimit, do të njoftojë Presidentin e Republikës dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë mbi dyshimet e saj për vendimmarrjen e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.