KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, sekuestrohen 12 kg kanabis. Në pranga trafikantët
12 kg kanabis, policia kufitare, durres, port, sekuestro, shijak

Durrës, sekuestrohen 12 kg kanabis. Në pranga trafikantët

Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët sekuestruan 12 kg Kannabis dhe arrestuan shtetasin Hamdi Nderjaku 51 vjeç, banues në Shijak. Arrestimi i tij u bë pasi në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në kabinën automjetit kamion Reno me targa AA 655 FF, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 12 kg lëndë narkotike Kannabis. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. 33 vjeçarit Klemend Zeqajt iu sekuestruan 3.7 kg Kannabis Sattiva. I riu u arrestua në banesën e tij në fshatin Dukas, Mallakastrës ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.