KRYEFAQJA » LAJME » Durrës: sekuestrohen 8 kg Kanabis Sativa, në pranga 6 persona

Durrës: sekuestrohen 8 kg Kanabis Sativa, në pranga 6 persona

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 6 persona pasi u kapën duke transportuar 8 kg Kanabis Sativa. Falë operacionit të koduar “Flash” blutë e qytetit bregdetar në një lokal në afërsi të Rinasit, pas kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 419 MB, gjetën dhe sekuestruan, rreth 8 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Personave iu sekuestruan edhe fishekë të kalibrit 7.62 mm, dy automjete, si dhe 12 telefona celularë. Edhe policia e Vlorës kreu një arrestim në lagjen “1Maji”, ku pas kontrollit të mjetit të një 23 vjeçari gjeti dhe sekuestroi një pistoletë TT, dhe 8 fishekë të cilët u gjetën në krehërin e armës.