KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, shmanget pengmarrja e një fëmije

Durrës, shmanget pengmarrja e një fëmije

Për të tretën herë Arben Kabashi, 46 vjeçar nga Koder Rrashbulli i Durrësit, bëhet pengmarrës i personave të afërt ose të njohur të familjes. Fredi Kabashi, babai i tre vajzave të moshës 18, 11 e 6 vjeç , po kthehej nga puna në orën 06.30 të mëngjesit, kur u njoftua se vajza e tij 11 vjeçare ishte rrembyer nga djali i xhaxhait të tij Arben Kabashi,fqinj me to.

Ndërhyrja e policisë lokale dhe neutralizimi i shpejtë i 46 vjeçarit, bëri të mundur nxjerrjen e 11 vjeçares nga banesa, para se ngjarja të peripicitonte.

Policia e Durrësit,por dhe babai thone se vajza gëzon gjendje të mirë shëndetësore dhe i është ofruar asistenca e psikologëve për shkak të traumatizimit nga kjo ngjarje e rëndë, ndërsa drejton gishtin mbi ata që duket të jenë fajtorët e vërtetë.