KRYEFAQJA » LAJME » Durrës: Situatë e rëndë ekologjike në plazhin “Iliria”
Durrës: Situatë e rëndë ekologjike në plazhin "Iliria"

Durrës: Situatë e rëndë ekologjike në plazhin “Iliria”

Një situatë e rëndë ekologjike është konstatuar të shtunën në plazhin e Durrësit, në zonën pranë pistës Iliria. Një sasi e madhe hidrokarburesh, që dyshohet se është derdhur nga një anije, është shtrirë në rreth 2.5 kilometra gjatësi mbi ujin dhe rërën e plazhit. E ndihmuar edhe nga dallgët ndotja ka mbërritur deri në brezin e parë të rërës, ndërsa era e përhapur është shume e rëndë.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ishte në vendgjarje. “Është një rast ndër më flagrantët. Është një situatë me të vërtetë e rënduar. Një sasi e konsiderueshme vaji dhe nafte gjendet në breg të zonës së plazhit tradicional të Durrësit. Në vendngjarje tashmë janë institucionet e ministrisë së Mjedisit. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, që ka marrë mostrat.Është një ngjarje që tregon se ne jemi të papërgatitur për të përballuar situate të tilla dhe për ti paraprirë. Do të ketë përgjegjës për ndotjen dhe ata që nuk e kanë monitoruar. Ju garantoj. Ndihem keq që nuk e kemi parandaluar, por ju garanoj se do bëjmë më të mirën e mundshme për të ndëshkuar shkaktarët” tha mjaftë i shqetësuar, por edhe i vendosur ministri Koka.
Zoti Koka u shpreh mjaftë i irrituar pasi sipas tij shumë nga mjetet lundruese detare, qofshin këto të huaja apo vendase e konsiderojnë territorin shqiptar vendshkarkimin e mbetjeve të rrezikshme. “Dëmi nuk është thjesht një aromë e pakëndshme për banorët, por dëm është shumë i madh për peshkimin dhe turizimin që ka ky bredget” tha ministri Koka.
Ministri i buqësisë Edmond Panariti nga na e tij urdhëroi pezullimin e aktiviteteve të peshkimit në zonën e ndotur deri në përfundimin e analizave laboratorike. Ekipe të Autoritetit të Ushqimit kanë marrë mostra të peshqve dhe molusqeve nga zona e ndotur dhe po kryejnë analiza.
Policia nga ana e saj po kryhen hetime rreth kësaj ngajrje jo të zakontë.