KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, vihen në punë dy kanale kulluese
durres, kanalet kulluese, spille, vihen ne pune, manze, plazh

Durrës, vihen në punë dy kanale kulluese

Bordi Rajonal i Kullimit në Durrës ka vënë në punë dy kanale kulluese dhe vaditëse në zonën e Manzës dhe Spillesë, me gjatësi totale 10 km. Në prag të nisjes së sezonit të vaditjes, me mjetet e bordit rajonal të kullimit po mundësohet pastrimi dhe vënia në punë e kanalit Rubjekë-Borçë, i cili kishte shumë vite pa u pastruar. Drejtori i bordit rajonal të kullimit është shprehur se ky kanal shërben për vaditjen e rreth 1200 hektarë tokë në katër fshatra të zonës, ndërkohë që parandalon edhe përmbytjet e tokave.

Fermerët e zonës shprehen se prej shumë vitesh nuk ëhstë bërë asnjë pastrim i tillë i kanaleve, në një kohë që kjo është një gjë e domosdoshme për bujqësinë.

Një tjetër kanal që po pastrohet është ai që gjendet në zonën e Grethit dhe Spillesë në Kavajë, me gjatësi 3.2 km. Ekskavatorët e bordit të kullimit kanë nisur pastrimin e kolektorit kryesor nga hidrovori që gjendet pranë grykderdhjes së lumit Shkumbin deri në plazhin e Spillesë. Pastrimi i këtij kolektori ndihmon në kullimin e rreth 500 hektarë tokë që gjendet paralel me të përgjatë gjithë vijës bregdetare.