KRYEFAQJA » LAJME » Durrës,Arrestohen 4 të rinj ndërsa planifikonin të vidhnin një filial transfertash parash
Durrës,Arrestohen 4 të rinj ndërsa planifikonin të vidhnin një filial transfertash parash

Durrës,Arrestohen 4 të rinj ndërsa planifikonin të vidhnin një filial transfertash parash

Një bandë kriminale me 4 pjestarë kryesisht të moshës 20 vjeç u vu në prangat e policisë së Durrësit pasi u arrit të zbulohej aktiviteti i tyre kriminal. Blutë e qytetit bregdetar finalizuan me sukses operacionin e koduar ”Burgman” duke vënë në pranga katër persona për vjedhje me dhunë. Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit: Juxhin Kapllani, 28 vjeç; Jurgen Kulmi, 21 vjeç; Selvis Agasi, 20 vjeç dhe Armand Tata, 20 vjeç. Të arrestuarit janë persona me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe armëmbajtje pa leje. Në sajë të këtij operacioni është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 6 vjedhjeve dhe parandalimi e një tjetre. Sipas policisë, personat e arrestuar dyshohen si autorë të grabitjes me dhunë në një kazino në shtator të vitit të kaluar; kanë grabitur me dhunë dy karburante ; një pikë bastesh, kanë vjedhur një automjet si dhe kanë vjedhur më dhunë dhe nën kërcënimin e armës filialin e një pike transferimi parash. Gjithashtu, efektivat e policisë kanë bërë të mundur edhe parandalimin e një vjedhje tjetër të planifikuar nga shtetasit e mësipërm, konkretisht të një filial transfertash parash në afërsi të kryqëzimit të Stadiumit. Në cilësinë e provave materiale policika i ka sekuestruar personave të mësipërm: 1 armë zjarri; 2 thika; 2 motora; 1 automjet tip Renault Clio me targa DR 1793 E; 4 telefona celularë; doreza, kapuçë dhe kokore motori.