KRYEFAQJA » LAJME » Durrës: Bllokohet peshkimi
DURRES:BLLOKOHET PESHKIMI

Durrës: Bllokohet peshkimi

Qendra Operacionale Ndërinstuticionale Detare Durrës bllokon daljen e anijeve të peshkimit në det, pa pajisjen e lokalizimit. Bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit të peshkimit, ka sjellë reagimin e peshkatarëve,  të cilët shpjegojnë se e gjitha kjo vjen nga mosmenaxhimi i mirë i investimit të Bankës Botërore me vlerë 2 milionë euro. Kjo masë erdhi pas zhdukjes së anijes ” Çelepia 2″ dhe veshtirësive për lokalizimin e saj. Flota e peshkimit në Durrës numëron 100 anije dhe bllokimi i tyre do të sjelli jo pak pasoja.