KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Durrës:Çelet ekspozita “Vajza dhe deti” e Enkelejda Jorgollarit
Ekspozita “Vajza dhe deti”

Durrës:Çelet ekspozita “Vajza dhe deti” e Enkelejda Jorgollarit

Pushimet, emigrantët i shfrytëzojnë për të prezantuar dhe një pjesë të punës së tyre. Edhe këtë vit piktorja Enkelejda Jorgollari, e cila prej 20 vitesh jeton e punon në Athinë, ka zgjedhur të risjellë lashtësinë e vendlindjes së saj Durrësit, përmes penelit.

Çdo ekspozitë e Enkelejdës në galerinë “ Nikolet Vasia” , shoqërohet me emocion të veçantë, pasi ai ka qënë mësuesi i parë i vizatimit, ndërsa dëshira për të shpërfaqur brendësinë shtohet kur në krah ke miqtë dhe pedagogët.

Ekspozita “Vajza dhe deti” është ekspozita e tretë personale e Enkelejda Jorgollarit dhe do qëndroje e hapur në Durrës për dhjetë ditë.