KRYEFAQJA » LAJME » Dy godinat e “Tirana Olimpik Park”, gati në dhjetor
tirana-olimpik-park

Dy godinat e “Tirana Olimpik Park”, gati në dhjetor

“Tirana Olimpik Park” ka filluar të marrë formë. Dy ndërtesat e para, pallati i sportit dhe godina ku do të akomodohen të gjitha federatat e shumësportit janë në përfundim e sipër. Drejtori i Agjencisë së Sportit, Bledar Doçi tregon për televizionin Shqiptar ecurinë e punimeve por jep edhe lajmin e mirë se këto dy ndërtesa do të përfundojnë përpara afatit.
Në fazën e dytë të punimeve, sipas projektit, do të fillojë ndërtimi i pishinës së mbyllur, pistës së atletikës, fushave të futbollit etj. Në godinën ku do të akomodohen federatat e shumësportit, do të instalohen edhe laboratorët e kontrollit antidoping.