KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dy ish-kryeministrat Major dhe Blair, apelojnë për qëndrimin e Britanisë në BE
blairmajor

Dy ish-kryeministrat Major dhe Blair, apelojnë për qëndrimin e Britanisë në BE

Ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, John Major dhe Tony Blair, kanë paralajmëruar se dalja e mundshme nga Bashkimi Evropian “do të rrezikojë” unitetin e këtij vendi. Ata kanë thënë se një gjë e tillë mund të rihapë çështjen e pavarësisë së Skocisë dhe të vërë në rrezik të ardhmen e Irlandës Veriore, ku stabiliteti është arritur me mund. Dy ish-kryeministrat kanë qenë aktorë të rëndësishëm në procesin e paqes në Irlandën Veriore në vitet 1990. Ata kanë dalë sot bashkërisht në një konferencë për media në Iralandën e Veriut. Mesazhi i tyre i ka bërë jehonë edhe deklaratës së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, i cili, në një artikull për revistën britanike New Statesman, ka thënë se është i shqetësuar për paqen dhe prosperitetin e Irlandës Veriore nëse Mbretëria e Bashkuar del nga Bashkimi Evropian.