KRYEFAQJA » LAJME » Dy projekte për zhvillimin ndërkufitar Shqipëri-Kosovë
Dy projekte për zhvillimin ndërkufitar Shqipëri-Kosovë

Dy projekte për zhvillimin ndërkufitar Shqipëri-Kosovë

Shqipëria dhe Kosova do të propozojnë në nivel ministrish financimin e dy projekteve në hapësirën ndërkufitare midis dy vendeve. Ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni bëri të ditur pas shpalljes së fituesve të konkursit “Profesionistët e rinj për zhvillimin ndërkufitar” se financimi për projektet fituese do të paraqitet në mbledhjen përbashkët mes dy qeverive që do të mbahet në 3 qershor. “Në momentin e parë kur lidhëm marrëveshjen e bashkëpunimit me kolegun Agani, ajo që theksuam ishte që marrëveshja të mos mbetej një dokument në letër, por të përçonte mesazhin për projekte konkrete të cilat do t’i rezistonin kohës”, u shpreh Gjermeni. Sipas ministres deri në shtator, grupet e punës do të punojnë me specialistët e dy ministrive për hartimin e një plani ideor ku do të ndërthuren elementë të 10 projekteve të paraqitura në konkurs. Dhe me vendimin politik që Qeveritë do të ndërrmarin të premten në takimin e 3 Qershorit do të bëhet realitet zbatimi i projekteve të para në llojin e tyre për Korridorin e Gjelbër të Drinit (Prizren-Kukës) dhe Shtigjet e Lirisë (Gjakovë-Has-Tropojë). Deri në 13 Qershor një ekspozitë në Tiranë e Gjakovë do të tregojë për publikun projektet e zhvillimit.