KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dy shtetas italianë që u mbajtën peng nga ISIS-i për muaj me radhë në Libi, arritën sot në atdhe
Dy shtetas italianë që u mbajtën peng nga ISIS-i për muaj me radhë në Libi, arritën sot në atdhe

Dy shtetas italianë që u mbajtën peng nga ISIS-i për muaj me radhë në Libi, arritën sot në atdhe

Dy shtetasit italianë të cilët u morën peng nga militantët e shtetit islamik në Libi që nga korriku i vitit të shkuar, arritën sot në atdhe, pasi u liruan para dy ditësh, pas një operacioni të ndërmarrë nga forcat e sigurise libiane. Shteti islamik pretendoi se ka ekzektuar dy shtetas të tjere italianë, të mbajtur peng bashkë me të liruarit. Të kater pengjet ishin punojës të kompanisë së ndërtimit Bonatti dhe u kapën në qytetin libian të Sabratas, pranë një kompleksi të zotëruar nga grupi energjitik Eni.

Ndërkohë, Italia ka rënë dakord të drejtojë një forcë të stabilizimit ndërkombëtar të OKB-së në Libi, por kryeministri Mateo Renzi u shpreh se çdo ndërhyrje ushtarake në atë vend do të duhej të merrte më pare miratimin e parlamentit italian dhe se Roma nuk duhet të nxitohet në këtë aspekt.