KRYEFAQJA » LAJME » Dy viktima nga moti i keq, njëri i paidentifikuar
Dy viktima nga moti i keq, njëri i paidentifikuar

Dy viktima nga moti i keq, njëri i paidentifikuar

Moti që ka goditur vendin në orët e fundit është bërë shkak për vdekjen e dy personave.

Minsitria e Brendshme ka konfirmuar se në Mat Xhevahir Ndoi 42-vjeç raportohet i vdekur pasi është rrëmbyer nga uji së bashku me makinën e tij në vendin e quajtur Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit.

Po rreth orës 13:30, efektivët e komisariatit Nr 5 në Kamëz kanë njoftuar se kanë gjetur trupin e një personi të pajetë buzë lumit të Tiranë.

Viktima, i seksit mashkull, rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar dyshohet se është rrëmbyer nga vërshimi i ujit pas reshjeve të dendura.

Ministria e Brendshme ka konfirmuar se për shkak të përmbytjeve nga intensiteti i lartë i reshjeve dhe paralizimit të levizjeve janë evakuar rreth 100 familje në rang vendi.

Për të evituar humbjen e jetëve të njerëzve nga vërshimet e rrezikshme të ujrave, Ministria e Brendshme kërkon evitimin maksimal të lëvizjeve të mjeteve dhe qytetarëve, ndërsa urdhëroi pezullimin e mësimit në sistemin parashkollor dhe shkollor në të gjithe vendin deri në një urdhër të dytë.

Në kryeqytet reshjet kanë krijuar problematikë në Autostradës Tiranë-Durrës, nënkalimin e Vorës dhe në nënkalimet nga Kthesën e Kasharit ku ujërat kanë arritur nivelin rreth 50 cm dhe kanë bllokuar rrugën. Policia rrugore ka bllokuar këtë pjesë të autostradës dhe lëvizja e automjeteve për në Durrës bëhet nga rruga Tiranë-Ndroq. Në vazhdim, sipas sinoptikanëve situata pritet të përkeqësohet pas mesnatës dhe paraditen e nesërme, ndërkohë që qytetet më të rrezikuara për shkak të reshjeve do të jenë Gjirokastra dhe Saranda.