KRYEFAQJA » LAJME » Dyndjet e emigrantëve, Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Dyndjet e emigrantëve, Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Dyndjet e emigrantëve, Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria e Maqedonisë ka shpallur të enjten gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të situatës së krijuar nga dyndjet e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika në jug dhe veri të vendit. Ivo Kotevski, zëdhënësi i Ministrisë për Punë të Brendshme, tha në një konferencë për shtyp se për sigurimin e kufirit jugor do të angazhohet Armata e Republikës së Maqedonisë. Sipas tij me këto masa qeveria ka për qëllim të rrisë sigurinë e popullatës lokale dhe të mundësojë trajtim më të përshtatshëm dhe më human për emigrantët. Tashmë pritet të formohet shtabi kryesor në kuadër të Qendrës për Menaxhimin e Krizave. Ky shtab brenda një kohe të shkurtër do duhet të përpilojë plan të përshtatshëm për veprim.
Ditët e fundit në kufirin e Maqedonisë me Greqinë është krijuar një situatë alarmante. Të paktën 4 mijë emigrantë shumica sirianë, kanë bllokuar hekurudhën Selanik-Shkup duke synuar kalimin drejtë Serbisë e më pas në Europë. Për shkak të kësaj situate, janë bllokuar një tren udhëtarësh dhe një tren mallrash.