KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dyshime mbi sulmet ruse ndaj ISIS
Dyshime mbi sulmet ruse ndaj ISIS

Dyshime mbi sulmet ruse ndaj ISIS

Ministria ruse e mbrojtjes deklaroi zyrtarisht se mbi 20 aeroplanë e saj ushtarakë kanë goditur 8 pika të cilat kontrolloheshin nga forcat e Shtetit Islamik në Siri. Por vendet perëndimore kanë vlerësuar se këto sulme të Rusisë, mund të jenë drejtuar ndaj kundërshtarëve të presidentit sirian, Bashar al Asad. Ushtria amerikane dhe aleatët e saj deklaruan se sulmet nuk drejtoheshin kundër bazave të Shtetit Islamik, por kundër grupeve të moderuara që luftojnë regjimin e presidentit. Me deklaratat e aleatëve perendimorë përkon edhe një njoftim i koalicionit nacional të Sirisë, i cili thotë se sulmet ruse kanë vrarë 36 civilë, mes tyre 5 fëmijë. Opozita siriane thotë se ndërhyrja ruse ka për qëllim të zgjasë jetën e Asadit në pushtet. Kjo është nderhyrja e parë ajrore luftatrake e Rusisë jashtë vendit që nga koha e ish Bashkimit Sovjetik, i cili kishte pushtuar Afganistanin në vitin 1979.