KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dyshohet për një sulm në aeroportin “Ataturk” të Stambollit
Dyshohet për një sulm në aeroportin Ataturk të Stambollit

Dyshohet për një sulm në aeroportin “Ataturk” të Stambollit

Të paktën 40 persona janë plagosur në  aeroportin e Stambollit “Ataturk” në Stamboll mbrëmjen e së martës. Lajmi është dhënë nga ministri i brendshëm turk. Sipas të dhënave të para dyshohet për një sulm kamikatz. Të shtënat janë drejtuar nga një parking veturash në aeroport, i ka thënë agjensisë Rojter një dëshmitar. Në një video që ka qarkulluar në disa media shihen njerëz të ulur dhe të frikësuar në ambientet e aeroportit. Policia dhe ekipet e urgjencave mjekësore kanë mbërritur në vendgjarje.