KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » E-book edhe në Shqipëri
Botuesit shqiptar të librave, po shikojnë mundësinë e përhapjes së librit dixhital në Shqipëri, apo siç njihet ndryshme me emrin e-book. Në prag të Panairit të 18-të të Librit, që mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në datat 11-15 nëntor, botues e lexues organizuan takimin " Libri dixhital, një mundësi më shumë për të lexuar”. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, tha se përveç formatit tradicional të librit, pritet ti jepet hov edhe librit i cili mund të lexohet këtej e tutje edhe nëpërmjet telefonit apo tableteve të ndryshme. “Të gjithë botuesit shqiptarë janë të interesuar që të kenë një rrugë më shumë për të shkuar te lexuesi dhe ne kemi punuar, pasi veç dashurisë për librin, kërkohet edhe shumë punë, e një nga këto punë është edhe libri dixhital. Natyrisht, të gjithë e kuptojmë se targeti kryesor i këtij projekti është rinia, por kjo nuk përjashton edhe lexuesin tjetër, studentin, lexuesin pensionist etj” tha zoti Ymeri. Çështjet e librit dixhital do të trajtohen edhe në disa aktivitete në panair.

E-book edhe në Shqipëri

Botuesit shqiptar të librave, po shikojnë mundësinë e përhapjes së librit dixhital në Shqipëri, apo siç njihet ndryshme me emrin e-book. Në prag të Panairit të 18-të të Librit, që mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në datat 11-15 nëntor, botues e lexues organizuan takimin ” Libri dixhital, një mundësi më shumë për të lexuar”. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, tha se përveç formatit tradicional të librit, pritet ti jepet hov edhe librit i cili mund të lexohet këtej e tutje edhe nëpërmjet telefonit apo tableteve të ndryshme. “Të gjithë botuesit shqiptarë janë të interesuar që të kenë një rrugë më shumë për të shkuar te lexuesi dhe ne kemi punuar, pasi veç dashurisë për librin, kërkohet edhe shumë punë, e një nga këto punë është edhe libri dixhital. Natyrisht, të gjithë e kuptojmë se targeti kryesor i këtij projekti është rinia, por kjo nuk përjashton edhe lexuesin tjetër, studentin, lexuesin pensionist etj” tha zoti Ymeri.
Çështjet e librit dixhital do të trajtohen edhe në disa aktivitete në panair.