KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » E drejta e autorit në Shqipëri
E drejta e autorit në Shqipëri

E drejta e autorit në Shqipëri

Një liber, një film, një cd, një dramë apo një ide janë të gjitha pasuri jo vetëm për atë që i krijon por edhe për gjithë sistemin shoqëror në të cilin respektohet pronësia intelektuale dhe e drejta e autorit. Ndonëse ligji për të drejtën e autorit është miratuar vetëm pak javë më parë në Parlamentin Shqiptar sfida që nuk i përket vetëm shoqërisë shqiptare por është problematike edhe në vendet e zhvilluara, është me piraterinë. Një konferencë e përbashkët mes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë së kulturës synon bashkërendimin e punës për reformën në sistemin e pronësisë intelektuale. Ndërsa ministrja e kulturës e vë theksin në faktin se nuk mjafton ligji për mbrojtjen e autorit pasi duhet një qasje më efikase edhe në raport me zhvillimin e teknologjisë. Teksa ligji për të drejtën e autorit është hapi i parë edhe përafrimi me standartet europiane është një sfidë e Shqipërisë dhe tingëllon më emergjente se kurrë në ditën botërore të pronësise intelektuale ku mijëra artistë e ndjejnë veten të grabitur për 50 vite nën regjimin komunist e 25 të tilla në kaosin postregjim ku kushdo mund të rrëmbente një ide apo një vepër dhe ta bënte të tijën duke gjeneruar edhe para përmes saj.