KRYEFAQJA » LAJME » E-konsullata në shërbim të shqiptarëve
E-konsullata në shërbim të shqiptarëve

E-konsullata në shërbim të shqiptarëve

Gjeografia e shpërndarjes, numri i shqiptarëve në botë, levizjet e tyre, të paqarta nga statistikat, do të sfidohen se shpejti nga një aplikacion. E- konsullata ose Shërbimet konsullore në aplikacionin e telefonave smart, kanë marrë përsipër të japin përgjigje për kërkesat e qytetarëve shqiptare që udhëtojnë ose jetojnë në vende të tjera.
E-konsullata përmban hartën e shteteve që duan ose jo vizë udhëtimi, njoftime të ministrisë së jashtme për situata me interes publik, një dritare për pyetje e pergjigje direkte. Këto të fundit janë të specifikuara në rubrikat, për të cilat deri tani duhet të paraqiteshe në sportele si për marrjen e informacionit, ashtu dhe për vazhdimin e metejshëm të procedurave. Dokumentacioni sqaron çështje të natyrës së pajisjes me to në raste të dëbimit nga shtete të BE, për fëmijët që udhëtojnë me prindërit ose si aplikohet për shërbime konsullore. Informacione jepen dhe për udhëtimin në vendet Shengen, lejet e drejtimit të makinës, dokumentacionet për lindje, martesa e ndarje nga jeta, pasaporta, viza e kartë identiteti, kontakte në raste emergjencash jashtë Shqipërisë, kur humbet kontaktetme të afërmit jashtë vendit ose për shtetas të humbur jashtë Shqipërisë si dhe veprime financiare. Aplikacioni, është shfaqur tashmë në internet dhe është krejtësisht i hapur për përdorim.