KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Edgar Allan Poe në skenën e Teatrit të Kukullave

Edgar Allan Poe në skenën e Teatrit të Kukullave

Shembja e Shtëpisë Usher – pjesa e shkruar nga Edgar Allan Poe rikthehet në skenën shqiptare, kësaj here në skenën e teatrit të Kukullave e cila mbrëmjeve çel dyert për publikun e rritur. Laert Vasili aktor dhe përkthyes i pjesës rrëfen pse vendosën ta risjellin për publikun.

I konsideruar një autor shumë antagonist Edgar Allan Poe në këtë vepër që vjen me regjinë dhe aktrimin e Luli Hoxhës dhe Gjergj Menes mbahen pezull shumë reflektime të erosit, pasionit që rrëzon fate njerëzish.

“Shembja e shtëpisë Usher” vjen për herë të parë në shqip si një nisëm aktorësh që nuk jetojnë dot pa teatrin dhe do ta gjeni në skenë për dy fundjava rresht nga e premtja deri të dielën në Teatrin e Kukullave.