KRYEFAQJA » LAJME » Edhe 6 ditë nga votimi për Kosovën në UNESCO
Edhe 6 ditë nga votimi për Kosovën në UNESCO

Edhe 6 ditë nga votimi për Kosovën në UNESCO

Në Paris ka nisur punimet e Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s, e cila më 9 nëntor do të votojë për pranimin e plotë të Kosovës në këtë organizatë. Nga 195 anëtarë që ka asambleja, në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë, do të duhet të votojnë dy të tretat (2/3) e tyre apo 130 shtete. Kosovën deri më sot e kanë njohur 111 shtete. Për të siguruar pranimin e plotë duhet të marre edhe votat e vendeve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit.
Muaji i fundit ka qenë muaj i “luftës” jo vetëm diplomatike, por edhe asaj virtuale, mes dy qeverive, të Kosovës dhe asaj të Serbisë. Të dy vendet kanë hapur faqe uebi për të promovuar trashëgiminë kulturore të Kosovës, por secili mbështet pikpamjen e vet. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, është shprehur se Serbia do të luftojë deri në fund. “Ne do të luftojmë deri në fund. Ky është qëndrim i Qeverisë së Serbisë, kryeministrit dhe presidentit. Ne nuk kemi asgjë më të rëndësishme”, ka thënë Daçiç.