KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Edhe Finlanda njofton kthimin e emigrantëve
Edhe Finlanda njofton kthimin e emigrantëve

Edhe Finlanda njofton kthimin e emigrantëve

Pas Suedisë dhe Finlanda synon të dëbojë 20 mijë emigrantë, të cilët kanë hyrë në territorin e saj në vitin 2015. Ministria e brendshme e këtij vendi njoftoi se kërkesa e tyre për azil është në proces refuzimi. “Helsinki ka vendosur të kthejë mbrapsht rreth dy të tretat e aplikimeve të kryera nga totali prej 32 mijë persona të regjistruar vitin e kaluar nga shërbimet e imigracionit”, deklaroi për median Païvi Nerg, shefja e zyrës së ministrit. “Në parim janë përafërsisht dy të tretat, afro 65 për qind e 32 mijë personave do të marrin një përgjigje negative”, theksoi ajo. Suedia njoftoi një ditë më parë se do të kthente deri në 80 mijë migrantë nga një shifër totale prej 163 mijë azilkërkuesish që ajo ka akomoduar vitin e kaluar.