KRYEFAQJA » LAJME » Ethe për Shqipëri – Spanjë
Edhe për Shqipëri - Spanjë

Ethe për Shqipëri – Spanjë

Shqipëria do të luajë të dielën në mbrëmje ndaj Sapanjës, takimi i tretë në grupin G i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”. Takimi do të luhet në Shkodër në Stadiumin “Loro Boriçi” impianti më modern futbollistik në Shqipëri i rindërtuar kohët e fundit.
Trainerët e dy ekipeve kanë lëshuar deklarata të kujdeshme në prag të kësaj ndeshjeje. “Diferencat janë të mëdha, por ne i njohim limitet tona. Ne do të dalim në fushë dhe do të luajmë ndeshjen tonë. Edhe ndaj Portugalisë situata ishte thuajse e ngjashme, por në fund ne arritëm të befasojmë duke fituar” tha para takimit traineri i Shqipërisë Xhani De Biazi.
Nga ana e tij traineri spanjoll Julen Lopetegui tha se “Nuk kemi frikë nga Shqiperia, por e respektojmë si skuadër. Ata janë rritur shumë gjatë viteve të fundit dhe këtë e treguan edhe në Euro 2016, por edhe gjatë eliminatoreve të saj, ku arritën në ndeshjen e parë të fitonin në transfertë ndaj Portugalisë” shtoi ai.
Takimi i së dielës është në vemendje edhe të kompanive të basteve. Shumë kompani bastesh e kuotojnë me shifra të larta suksesin e kuqezinjve, teksa fitorja e spanjollëve konsiderohet e sigurt. Fitorja e Shqipërisë kuotohet me koeficentin 13, ndërsa fitorja e Spanjës me 1.33.
Aktialisht Shqipëria është në vendin e parë në grupin G me 6 pikë pas fitoreve me Maqedonine e dhe Lihtenshtejnin, ndërsa Spanja dhe Italia ne vend të dytë me 4 pikë.