KRYEFAQJA » LAJME » Edi Rama, shkrim në gazetën The Times për debatin e Britanisë me BE
edi rama the times magazine uk dalja nga be britania

Edi Rama, shkrim në gazetën The Times për debatin e Britanisë me BE

Gazeta britanike The Times botoi sot nje shkrim te gjate te kryeministrit Edi Rama, si kunderpergjigje ndaj sekretarit te drejtesise Majkell Gove, i cili ka perfshire ne debatin per daljen e Britanise nga BE-ja emrin e Shqiperise duke e quajtur model te jetes jashte Bashkimit Evropian.

Kur lexova artikullin e zotit Gove që sugjeronte se Britania mund të braktiste partneritetin me Gjermaninë, Francën dhe vendet e tjera të Europës e ta zëvendësonte atë me një partneritet jashtë BE-së me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën, reagimi im i menjëhershëm ishte: “duket pak e çuditshme”, e nis shkrimin zoti Rama. Jam një shqiptar dhe ballkanas krenar, por nuk mund të pretendoj se kemi fuqinë politike dhe ekonomike për të qenë rivalë të BE-së, vijon Rama duke falenderuar zotin Gove per publicitetin tani ne prag te sezoit turistik, por shton: Krijimi i Konfederaes Britanike Ballkanase nuk do t’i vinte për shtat nevojave tona dhe të Britanisë së shekullit te 21, Britania nuk duhet te hedhe sytë nga Shqipëria si model i marrëdhënieve me BE-në. Ka diçka të çuditshme në komentet e zotit Gove, që vijnë kur që në Shqipëri qeveria dhe opozita punojnë bashkërisht për reformën historike në drejtësi, që na përafron me sistemin e BE-së që e admirojmë kaq shumë. Aspirata për anëtarësim në BE e të gjithë rajonit e ka ndryshuar historinë tonë të gjatë të luftërave duek nisur një epokë paqeje dhe bashkëpunimi, shkruan Rama duke cituar bashkepunimin Serbi-Shqiperi. Si vend që aspiron të anëtarësohet në BE, na duhet të implementojmë të gjithë rregullat e BE, të përafrojmë legjislacionin dhe jemi gati t’i pranojmë këto vështirësi, pasi besojmë se në partneritet me Bashkimin Europian, dhe vendeve kryesore si Britania, mund të zhvillojmë vendin. Në këtë rrugëtim, mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar, ka qenë e mirëpritur dhe ndihmesë thelbësore në zbatimin e reformave. Nuk ka dhe as nuk mund të ketë një konfederatë Britaniko – Ballkanike jashtë Bashkimit Europian. Për aq kohë sa ne duam t’i tejkalojmë marrëdhëniet aktuale mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian e të bëhemi vend anëtar, modeli ynë i tanishëm nuk mund të jetë modeli që synon Britania. Jam plotësisht i bindur se qëndrimi i Britanisë në Bashkimin Europian është gjëja më e mirë për Europën, por edhe për Shqipërinë. E ndërkohë jam po aq i bindur se ky vendim do të ishte më i miri edhe për Britaninë dhe miliona njerëzit e tjerë në Europë e më gjerë, që sot i bëjnë thirrje popullit britanik: ju lutem mos u largoni”, pefundon reagimi i kryeminsitrit Rama ne gazeten The Times.