KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Egjipt: shpërthimi i një bombe në restorant, vret të paktën 16 persona.
Egjipt: shpërthimi i një bombe në restorant, vret të paktën 16 persona.

Egjipt: shpërthimi i një bombe në restorant, vret të paktën 16 persona.

Të paktën 16 persona humbën jetën nga shpërthimi i një bombe molotov të hedhur nga tre persona të premten në një restorant në Kairo. Ngjarja ndodhi në lagjen e quajtur Aguza, në qendër të kryeqyetit egjiptian. Një zyrtar i sigurisë së Egjiptit, u shpreh se njëri nga agresorët, ishte një punonjës i restorantit që kishte qenë pushuar nga puna. Disa nga vitkimat e shpërthimit, u dogjën të gjalle, të tjerët humbën jetën nga thithja e tymit të shkaktuar. Restoranti, i cili shërbente edhe si klub nate, gjëndej në bodrumin e godinës ku ndodhi ngjarja, prandaj klientet e tij nuk patën rrugë nga të dilnin që andej.