KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Egjipt, ushtria ka vrarë gabimisht 12 turistë
Egjipt, ushtria ka vrarë gabimisht 12 turistë

Egjipt, ushtria ka vrarë gabimisht 12 turistë

Autoritetet në Egjipt konfirmuan se ushtria ka vrarë gabimisht 12 turistë gjatë një operacioni kundër terrorizmit. Ministria e Brendshme tha se trupat qeveritare po kryenin operacione në kërkim të “elementeve terroriste” në pjesën perëndimore të shkretëtirës, kur kanë shtënë me arme ndaj automjetit të turistëve. Ministria e Jashtme e Meksikës pohon se të paktën dy turistë meksikanë janë vrarë, kurse dhjetëra meksikanë dhe egjiptianë janë plagosur. Ministria e Brendshme e Egjiptit deklaroi se do të zhvillojë hetime rreth incidentit të rëndë. Operacionet ushtarake vijnë pasi kohëve të fundit militantë të grupit të Shtetit Islamik, kanë thënë se kanë zbrapsur një sulm të ushtrisë egjiptiane, në kufi me Libinë.