KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Egypt Air”, kapet sinjal nënujor i kutive të zeza
Debris-of-the-Egyptair-crash-main

“Egypt Air”, kapet sinjal nënujor i kutive të zeza

Një sinjal nënujor, që mund të vijë nga kutitë e zeza të avionit të kompanisë ajrore “EgyptAir”, të rrëzuar muajin që shkoi në detin Mesdhe është kapur nga një anije franceze. Edhe pse është ende shpejt për të pohuar se, më fund ka shenja shpresëdhënëse nga regjistruesi i zërit dhe ai i të dhënave të fluturimit, grupi i hetimit të fatkeqësisë është vënë në lëvizje. Avioni i nisur nga Parisi drejt Kajros, me 66 persona në bord, u rrëzua më 19 maj, pak pasi kishte hyrë në hapësirën egjiptjane. Deri tani janë gjetur në det mbetje të tij dhe copa trupash njerëzore, por nga trupi i “Airbusit A320” nuk ka ende asnjë gjurmë. Episodi i avionit egjiptjan ka rikthyer në vëmendje idenë e krijimit të kutive të zeza, që mund të lëshohen nga mjeti në rast aksidenti, çfarë do ta bënte shumë më të lehtë gjetjen e tyre.