KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Egypt Air” u rrëzua në brigjet greke
ISIS: Ne e rrëzuam avionin egjiptian!

“Egypt Air” u rrëzua në brigjet greke

Avioni i kompanisë ajrore “Egyptair”me fluturim nga Parisi në Kajro, dyshohet se është rrëzuar në brigjet greke. Lajmi raportohet nga mediat ndërkombëtare, sipas të cilave avioni me 66 pasagjerë në bord u rrëzua pranë ishullit grek Karpathos. Kapiteni i një anije tregtare që udhëtonte në detin Mesdhe ka deklaruar se ka parë një ‘flakë në qiell’, ndërsa një zyrtar francez i sigurisë tha se nuk përjashtohet as mundësia e një sulmi terrorist. Avioni me numër fluturimi MS804 ishte nisur nga aeroporti francez ”Charles de Gaulle” dje në orën 23:09 dhe u zhduk nga radarët në orën 02:45, sapo ishte futur në hapësirën ajrore të Egjiptit, rreth 11 mijë e 300 metra lartësi. Mes personave në bordin e avionit mësohet se 56 ishin pasagjerë, 3 persona personel sigurie dhe 7 anëtarë ekuipazhi. Në radhët e pasagjerëve të avionit gjendeshin dhe tre fëmijë, mes tyre dy foshnja. Kontaktin e fundit mësohet se aeroplani e ka pasur në hapësirën greke. Autoritetet egjiptiane në koordinim me ato greke kanë nisur një operacion kërkimi.