KRYEFAQJA » LAJME » Bota » EgyptAir: Gjenden mbetjet e viktimave, njofton BBC
EgyptAir: Gjenden mbetjet e viktimave, njofton BBC

EgyptAir: Gjenden mbetjet e viktimave, njofton BBC

Janë marrë të gjitha mbetjet e trupave të viktimave të fluturimit të EgyptAir të gjetura në zonën e përplasjes, në Detin Mesdhe. Lajmi është njoftuar nga BBC, që citon hetuesit e ngjarjes. Avioni i EgyptAir MS804 është zhdukur nga radarët natën e 19 majit të shkuar ndërsa udhëtonte nga Parisi për në Kairo, në të ndodheshin 66 persona.

Anija e kërkimit, që mori mbetjet e trupave të viktimave, i është drejtuar Aleksandrisë në Egjipt dhe më pas do të rikthehet në zonën e përplasjes për të vazhduar kërkimet, njoftoi me anë të një komunikate grupi i hetuesve.