KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ekipe humanitare mbërrijnë në Lesbos
grupe humanitare

Ekipe humanitare mbërrijnë në Lesbos

Ishulli Lesbos në Greqi vazhdon të jetë pika më e nxehtë e zbarkimit të emigrantëve gjatë këtij viti. Pas deklaratës së autoriteteve vendase se nuk mund ta përballojnë më fluksin, shumë organizata ndërkombëtare humanitare kanë dërguar atje ekipe të posacme ndihme. Të shumta janë edhe skuadrat private me vullnetarë. Ekipet ofrojnë kujdes mjekësor, veshje dhe ndihmë për dokumentet e të ardhurve. Nga 670 mijë emigrante që kanë zbarkuar këtë vit në Greqi, 380 mijë prej tyre kanë shkelur për herë të parë në ishulin Lesbos.