KRYEFAQJA » LAJME » Ekipe të përbashkëta hetimore përballë krimit të organizuar
Ekipe të përbashkëta hetimore përballë krimit të organizuar

Ekipe të përbashkëta hetimore përballë krimit të organizuar

Në Podgoricë të Malit të Zi, ka nisur një konferencë dy ditore rajonale ku po shqyrtohet mundësia e ngritjes së grupeve hetimore të përbashkëta për të luftuar krimin e organizuar. E organizuar nga Grupi Këshillimor i Prokurorëve të rajonit, Qendra Ligjore e Evropës Juglindore dhe Këshilli Bashkëpunimit rajonal, (KBR), konferenca synon krijimin e një platforme të përbashkët bashkëpunimi mes policisë dhe prokurorëve.
Duke theksuar nevojën e njësive të përbashkëta hetimore, ekspertja ligjore e KBR-së, Ivana Goraniç tha se “Kusht i pazëvendësueshëm për një betejë të suksesshme kundër organizatave kriminale është besimi reciprok, shkëmbimi informacionit dhe bashkëpunimi ngushtë i agjencive ligj zbatuese në nivel kombëtar, rajonal dhe global”.
Këshilli Bashkëpunimit Rajonal, që ka krijuar një traditë në aktivitetet rajonale në fushën e trajnimit të gjyqësorit dhe ndërmjetësimit, do të mbështesë aktivitetet në kuadër të luftës ndaj krimit të organizuar, përmes organizimit të seminareve me njësitë e përbashkëta hetimore, me qëllim lehtësimin e kontakteve direkte dhe shkëmbimin e përvojave, me synimin për të gjetur qasjen më të mirë në betejën me krimin e organizuar. Qendra e Trajnimit e ngritur nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal, do të shërbejë si platformë për trajnimet e prokurorëve, policëve dhe ekspertëve të fushës.
Këshilli Bashkëpunimit Rajonal, do të vijojë të bashkëpunojë me organizata rajonale dhe ndërkombëtare për identifikuar instrumentet më të mirë dhe për të zvogëluar boshllëqet që ekzistojnë në bashkëpunimin rajonal.
Konferenca dy ditore do të diskutojë edhe çështje të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.