KRYEFAQJA » LAJME » Eko Park: Stadiumi i parë prej druri në botë
Eko Park: Stadiumi i parë prej druri në botë

Eko Park: Stadiumi i parë prej druri në botë

Mund të jetë një nga projektet më interesante në botën e futbollit, edhe pse skuadra që e ka propozuar nuk është e nivelit më të lartë. Eshtë fjala për stadiumin e parë të projektuar për t’u ndërtuar tërësisht me dru. Është skuadra Forest Green Rovers e qytetit Neilsuorth, që luan në kampionatin e kategorisë së pestë (National League) në Angli, që ka paraqitur këtë projekt të ri. Klubi anglez shpalli shtatë muaj më parë një konkurs për projektimin dhe ndërtimin e stadiumit i cili do të ketë 5.000 vende për t’u ulur. Në këtë konkurs morën pjesë 50 projekte nga të cilët fitoi studioja e arkitektes së famshme irako-britanike Zaha Hadid, që ndërroi jetë me 31 mars të këtij viti. Projekti kushton 100 milionë sterlina dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 100 hektarësh në Glouçestershajr. Ai do të ketë edhe fushat e stërvitjes, struktua sportive shumëdisiplinore dhe një qendër kërkimi shkencore për sportin. Me një stil që i përket pikërisht skuadrës, siç e thotë edhe vetë emri, Forest Green Rovers, projekti u votua sepse respekton natyrën. Kjo është skuadra e parë plotësisht vegane (që nuk pranojnë prodhimet që vijnë nga shfrytëzimi i kafshëve). Tani, së shpejti, do të kenë edhe një stadium prej druri.