KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ekonomi në Fier; hapet fabrikë e re fasonerie
milva ekonomi, fier, industri tekstile, ekonomi

Ekonomi në Fier; hapet fabrikë e re fasonerie

Një tjetër investim italian është përuruar në Shqipëri, këtë herë në Fier, në industrinë e tekstileve. Rreth 500 mijë euro janë investuar nga kompania italiane “Etruria”, e cila në Fier do të kryejë prodhimin e materialeve të higjienës shtëpiake me synim edhe tregjet europiane. Biznesmeni Franceskini shprehet: “Ky është thjesht fillimi i një bashkëpunimi midis kompanisë italiane dhe atyre që bënë të mundur realizimin e hapjes së një fabrike të tillë.” Ndërkohë Milva Ekonomi ka bërë edhe një analizë të eksporteve në rritje të fasonerisë në Shqipëri në dy vitet e fundit.