KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ekonomi, qeveria shpreson në rritje, ndërsa opozita thotë se po përkeqësohet
Ekonomi, qeveria shpreson në rritje, ndërsa opozita thotë se po përkeqësohet

Ekonomi, qeveria shpreson në rritje, ndërsa opozita thotë se po përkeqësohet

Ministri shqiptar i financave ka deklaruar se kryefjala e vitit që sapo ka nisur për ekonominë shqiptare, është ulja e borxhit publik. Duke folur për RTSH, zoti Cani tha se përgjatë këtij viti, ekonomia shqiptare do të rritet në 3.4 përqind e prodhimit të brendshëm kombëtar, ndërkohë që për herë të parë defiçiti parashikohet të ulet në nivelin historik 2.2 përqind. Sipas tij, zerimi i taksave për biznesin e vogël do ti japë shtysë zhvillimit të ekonomisë, ndërsa premton se nuk do të ndalet as lufta ndaj informalitetit.
Nga ana e saj opozita po këmbëngul se klima e biznesit dhe ekonomisë në tërësi është përkeqësuar. Mateo Spaho koordinatori i Partise Demokratike Mateo Spaho, në një dalje publike tha se këtë vlerësim e konfirmon Raporti i FORBES në fund të vitit 2015-ë. Sipas Partia Demokratike shkak i përkeqësimit të situatës që ka çuar në largimin e investitorëve të huaj janë taksat e larta, korrupsioni dhe pasiguria ligjore.