KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ekonomi: Ulen kreditë e këqija
BSH, tjetër histori dëmi

Ekonomi: Ulen kreditë e këqija

Portofoli i kredive të këqija në Shqipëri ka shënuar nivelin më të ulët të 5 viteve të fundit. Të dhënat e shoqatës së bankave tregojnë se për herë të parë që nga viti 2011, kreditë me probleme kane zbritur nën nivelin e 20 përqind. Referuar statistikave, në muajin nëntor, kreditë me probleme arritën 19.9 përqind të totalit, thënë ndryshe nën 996 milion dollarë. Ulja ka ardhur nga përfundimi i ristrukturimit të kredive për një kompani debitore, ndërkohë që janë në proces të njejte edhe 3 të tjera. Aktualisht janë 35 kompani që po ristrukturojnë kreditë, të cilat Banka e Shqipërisë synon ti kthejë në fitimprurëse. Sëbashku me ministrinë e ekonomisë dhe atë të financave, BSH ka hartuar një plan zyrtar masash për uljen e kredive të këqija. Paketa që kërkon ndryshime ligjore, pritet të përfundojë në pranverë të këtij viti. Sipas ministrit të financave Shkëlqim Cani ulja e portofolit të kredive me probleme do të gjallëronte ekonomine, ndaj implementimi i planit zyrtar të masave në këtë drejtim vlerësohet si domosdoshmëri.