KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi:Infrastruktura turistike sot,më e mirë
ekonomi-natyre

Ekonomi:Infrastruktura turistike sot,më e mirë

Jo vetëm ture turistike me gazetarë të huaj nga Gjermania, Italia, Greqia apo Izraeli, por edhe me mediat shqiptare. Këtë ka bërë Ministria e Turizmit me një grup gazetarësh vendas rreth 50 km larg Tiranës në plazhin e Gjirit të Lalzit, vizitë e kombinuar edhe me vajtjen në Kepin e Rodonit.

Në Gjirin e Lalëzit funksionon edhe një urgjencë shëndetësore, ku punojnë me nga ty turne në 24 orë tre mjeke dhe tre infermierë. Turistët që vijnë aty vitet e fundit kanë nisur ta përdorin rrugën nga Gjiri i Lalzit deri tek Kepi i Rodonit ku ndodhet kisha 700-vjecare e Shnandout për udhëtime me biçikleta. Nëpërmjet një varke të vogël me motor ata shkojnë për 10 minuta edhe në Kalanë e Skënderbeut.

E udhëtimi mund të përmbyllet edhe me një vakt në një nga ato komplekset agro-turistike të zonës, të njohura për ushqimet bio.