KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomitë e vogla të rajonit dhe sfida e integrimit në BE
Ekonomitë e vogla të rajonit dhe sfida integrimit në BE

Ekonomitë e vogla të rajonit dhe sfida e integrimit në BE

Këshilli Bashkëpunimit Rajonal organizoi në Sarajevë takimin e tretë për Koordinimin e Donatorëve në Ballkanin Perëndimor. Takimi shërben si një platformë për diskutimin e planeve aktuale dhe të ardhshme të donatorëve, si dhe për nevojat dhe prioritetet për periudhën 2017 – periudhën 2019.
Sekretari i përgjithshëm i KBR Goran Svilanoviç, tha në hapje të takimit se “Për të rifilluar afrimin me BE, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të shohin përtej kufijve të tyre dhe ekonomive të vogla kombëtare”. “Takimi i sotëm vjen në një kohë interesante, me një numër sfidash politike, ekonomike dhe sociale, si për rajonin tonë, por edhe në kontekst më të gjerë evropian dhe global. Niveli më i lartë i integrimit ekonomik rajonal, në fushën e tregtisë, investimeve, lëvizshmërinë e punës, dhe një infrastrkturë më e mirë mund të sjellë ekonomitë më afër njëra tjetrës” shtoi Svilanoviç.
Në fjalën e tij hyrëse, Nicholas Cendrowicz, zëvendës shefi Komisionit Europian për bashkëpunimin rajonal dhe Programet e Ballkanit Perëndimor, tha se parë nga perspektiva e BE-së, Ballkani Perëndimor është në axhenddën evropiane, dhe shtoi se bashkëpunimi rajonal nuk zëvëndëson anëtarësim në BE as që bëhet fjalë për rrugë tjetër – kjo është një pjesë e udhëtimit të rajonit në BE. “Bashkëpunimi rajonal do të sjellë rajonin më shpejt në BE, dhe kyçi në marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. KBR-ja është duke vënë bashkëpunimin rajonal në praktikë dhe kjo është shumë e rëndësishme “, theksoi Cendrowic.
Takimi tërhoqi vëmendje të veçantë në diskutimet për çështjet e zhvillimit ekonomik, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Në debate u përfshinëë një numër të zyrtarëve të nivelit të lartë nga rajoni, duke përfshirë Aleksandar Andrija Pejovic, ministri malazez i Çështjeve Evropiane, Arban Abrashi, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, nga Kosova, Milena Harito, Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, Matteo Rivellini, Udhëheqës i Divizionit Bankës Europiane të Investimeve për operacionet e huadhënies në Slloveni, Kroaci dhe Ballkanin Perëndimor; Sanja Dimitrievska, Sekretare e Shtetit e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë dhe Gazmend Turdiu, Zëvendës Sekretari i Përgjithshme KBR. Konferenca mblodhi së bashku përfaqësues të qeverisë nga Ballkani Perëndimor, donatorë ndërkombëtare, organizata rajonale, institucionet financiare ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë.