KRYEFAQJA » LAJME » Ekspertët e huaj dorëzojnë variantin e ri të “Vettingut”

Ekspertët e huaj dorëzojnë variantin e ri të “Vettingut”

Ekspertët ndërkombëtarë paraqiten të mërkurën komentet e tyre për objeksionet e opozitës mbi përmbajtjen e projekligjit të Vetingut. Mbledhja e komisionit është karakterizuar nga tonet e qeta.

Burimet bëjnë të ditur se do të punohet më parë nga ekspertët për përgatitjen e një projekligji të ri dhe më pas deputetët do të nisin punën në komisionin e posaçëm parlamentar.

Pasi doli nga mbledhja e komisionit Oerd Bylykbashi u tha gazetarëve se në komentet e ekspertëve të huaj janë reflektuar shumica e sugjerimeve të opozitës mbi projektligjin e vetingut.

Megjithëse nuk dhanë shumë detaje për përmbajtjen e re mësohet se shumica do të mbështesë variantin që mbështetet mbi përcaktimet e reja të kushtetutës duke mos bërë ndryshime thelbësore.

E vetmja pikë që nuk mund të pësoje ndryshime në projektligjin e ri të kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është ky përcaktim kushtetues, sipas të cilit ata gjyqtarë apo prokurorë që nuk i nënshtrohen procesit të rivlerësimit gëzojnë mundësinë të dorëhiqen para presidentit të republikës. Ata mund ti rikthehen karrierës në gjyqësor vetëm pas 15 vitesh.