KRYEFAQJA » LAJME » Ekspertët: Evolimi i ISIS dhe kërcënimi në Ballkan

Ekspertët: Evolimi i ISIS dhe kërcënimi në Ballkan

Mbi 1000 lufëtarë të Ballkanit figurojën si pjesë e celulave tërrorriste, mes tyre 100 shqiptarë, 300 Kosovarë, 400 Boshnjak dhe pjesa më e madhe Maqedonas. Statistikat u siguruan nëpërmjet burimeve zyrtare dhe u bënë publike nga Instituti i Sigurisë Ndërkombëtare.

“Pak javë pas atyre që ndodhen para, gjatë dhe pas ndeshjes me Izraelin, duhet të pranojmë që kërcënimi nuk është më aq potencial sa ne kujtonim se ishte. Një kërcënim terrorist ndaj një aktiviteti shumë të madh që përfshinte edhe Izraelin dhe jehona e tij të ishte e jashtëzakonshme në mediat globale, dhe pasojat për shqipërinë dhe për shqiptarët dhe për marrëdhëniet me partnerët tanë strategjik do të ishin shumë të thella”tha një prej ekspertëve Henri Hide.

Studimet i referohen të dhënave zyrtare, ku rreth 116 deri në 120 shqiptarë figurojnë të kenë qënë pjesmarrës në konflikte. 48 prej tyre janë kthyer në shqipëri, ndërsa 20 figurojnë të vrarë.

“Elementi i dytë provon se tashmë kemi një bashkëpunim midis grupeve të ndryshme terroriste në rajon të cilin ne e kemi patur në vëmendje por e kemi anashkaluar. Elementi i tretë që ka të bëje me rritjen e kërcënimit ndaj sigurisë kombëtare të republikës së shqipërisë ka të bëje me numrin e të kthyerve dhe me aktivitetin e tyre. Ata tashmë e kanë marrë një eksperiencë shumë të fortë në betejë, janë stërvitur për të luftuar në luftë guerrile, janë të gatshëm për të marrë pjesë edhe potencialisht në aktivitete terroriste” tha eksperti Hide.

Një vit më parë, shteti shqiptarë miratoi të parën strategji kundër terrorizmit të dhunshëm, e cila pritet të pasohet nga një tjetër strategji që ka të bëjë me atë të kontrolllit të shtetasve shqiptarë të përfshirë dhe trajnuar nga segmente radikale.