KRYEFAQJA » LAJME » Eksporti i perimeve, 8 mijë ton vetëm në muajin tetor

Eksporti i perimeve, 8 mijë ton vetëm në muajin tetor

8 mijë ton, perime janë eksportuar vetëm në muajin tetor 2016, sasia më e madhe e dhjetë viteve të fundit. Piku i prodhimeve, kryesisht të serave në periudhën e dimrit, ka sjell rritjen e sasisë dhe uljen e çmimeve. Në një nga 15 pikat e grumbullimit për eksport në Lushnje, me dhjetra mjete presin të shkarkojnë prodhimet e sjella nga e gjithë vendi. Të gjithe prodhuesit kanë një shqetësim të përbashkët – çmimin e ulët.

Eksportuesi Ejup Ahmeti tregon se gjithçka që mbillet në tokën shqiptare eksportohet, që nga perimet dhe deri tek agrumet, sezoni i të cilëve nis pas disa ditësh.

Në pikat e eksporteve ky sezon po shënon rritjen më të madhe të tyre, ndonëse për shkak të mos organizimit të fermerëve, çmimet e prodhimeve janë të ulta. Ky fakt tregohet edhe në statistikat e eksporteve ku në tetor janë eksportuar domate mbi 4 mijë ton dhe trangull një mijë ton, kundrejt dhjetrave ton që zënë produktet e tjera.