KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » INSTRUMENTAT MUZIKOR NË ZHDUKJE

INSTRUMENTAT MUZIKOR NË ZHDUKJE

Pse shqiptarët janë një komb i lidhur fort me muzikën! Mjaft të hedhësh një sy pak në kohë dhe pamjen më të qartë mund ta marrësh përmes kësaj ekspozite të vogël të çelur në hollin e TOB me eksponatë të rrallë të instrumentave të tunxhit apo të ashtuquajtur instrumenta paramuzikore. Briret, boblat me guaska deti, lahutat prej kungulli apo prej druri janë vetëm disa nga thesaret e këtij koleksioni që Ermal Sula e ka shpluhurosur për tua treguar edhe brezave të rinj që kurrë nuk kanë parë instrumenta të tillë prej vërteti.

Nga lahuta 100 vjeçare me kokë blete deri tek boblat prej guaske, koleksioni të nxit të mendosh për konservimin e kësaj trashegimie shpirtërore që po shkon drejt humbjes totale.

Ndërsa ekuivalenti i bririt antik në kohët e sotme është kornoja dhe familja e veglave të tunxhit, ndërgjegjësimi për këto instrumente ka sjellë në organizimin për herë të parë International Albanian Brass Festival.

Organizatorët e Brass Festival ftojnë në një komunikim të drejtpërdrejtë me traditën dhe me zhvillimet e reja edhe nxënës të liceut artistik.