KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ekspozita në Amsterdam: “Dinastia Marubi – 100 vite fotografi nga një studio shqiptare”
marubi-poster-amsterdam

Ekspozita në Amsterdam: “Dinastia Marubi – 100 vite fotografi nga një studio shqiptare”

Dinastia Marubi – 100 vite fotografi nga një studio shqiptare, ky është titulli i ekspozites më të plotë të realizuar ndonjëherë dedikuar tërësisht fotografisë shqiptare. Nga 16 shtatori deri në nëntor FOAM një prej organizatave më të njohura në botë për fotografinë bashkëkohore me seli në Amsterdam do të ekspozojë një përzgjedhje nga arkivi i fototekës Marubi në vitet 1856-1959. Tre breza fotografësh  realizuan portrete në studio më një varietet të jashtezakonshëm njerëzimit, duke nisur nga borgjezia urbane, tek barinjtë, e kohës së perandorisë osmane tek Mbreti Zog e deri te luftëtarë apo aktorë të famshëm dhe piktore. E gjithe kjo shoqerohet edhe me nje pershkrim mbi fillimet e kesaj tradite te rapsodeve te drites…rreth vitit 1850 jo shumë kohë pas shpikjes së fotografisë, italiani Pjetër Marubi arrin në Shkodër. Atje ai fillon të shkrepë fotografitë e para në rajon duke përdorur metodën e pllakës së metaltë. Pas vdekjes së Pjetrit asistenti i tij Kel mori mbiemrin e tij si një nderim ndaj Marubit, mjeshtërinë e fotografisë ai e trashegoi edhe tek i biri Gege Marubi.
Koleksioni i jashtëzakonshem i 150 mijë negativeve konsiderohet nga historianët e fotografisë tej mase interesant nga pikepamja historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike gjithashtu edhe artistike. Ekspozita konsiderohet një hyrje në historinë e pasur fotografike të nje vendi Europian i cili shpesh lihet menjanë. Ekspozita organizohet në bashkepunim me Muzeun Kombëtar të Fotografisë në Shkodër.