KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ekspozite arkeologjike në Galerinë e Arteve në Shkodër
Ekspozite arkeologjike

Ekspozite arkeologjike në Galerinë e Arteve në Shkodër

Gërmimet arkeologjike në Shkodër, Lezhë dhe Koman kanë nxjerrë në dritë zbulime të cilat do të qëndrojnë të ekspozuara deri më 15 prill në Galerinë e Arteve në Shkodër. Arkeologia Etleva Nallbani thotë se ekspozita u ideua pas 1 dekade gërmimesh, sepse trashëgimia e rajonit të veriut njihet shumë pak.
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro shprehu domosdoshmërinë e studimeve të mirëfillta dhe një konservim më të specializuar të të gjitha zbulimeve.

Objektet e ekspozitës në Galerinë e Arteve në Shkodër hedhin dritë në shoqëritë e lashta e mesjetare të Ballkanit Perëndimor dhe Europës qendrore-lindore. Zbulimet tregojnë sesi fiset ilire iu nënshtruan katastrofave të mëdha në shekullin e pestë me ardhjen e gotëve dhe dyndjet sllave në rajon në shekullin e 7-të. Një vend të veçantë kanë zënë dhe objektet e zbuluara së fundmi nga qytetërimi arbëror i Komanit.