KRYEFAQJA » LAJME » Ekspozitë në përkujtim të Agron Janos
Ekspozitë në përkujtim të Agron Janos

Ekspozitë në përkujtim të Agron Janos

Arkitekti dhe piktori Agron Jano, i cili është ndarë nga jeta papritur tre vjet më parë, është përkujtuar të mërkurën në një mënyrë të veçantë. Në Galerinë Kombëtare të Arteve është çelur me një ekspozitë retrospektive me vizatime dhe piktura të realizuara prej tij në kohë të ndryshme, para dhe pas viteve ’90. Ato janë përzgjedhur me shume kujdes nga bashkëshortja Kristina Jorgaqi Jano si dhe studiues të Galerisë Kombëtare të Arteve. Janë 53 punime, 35 prej të cilave grafika. Sipas drejtorit të galerisë, Artan Shabani këto vepra sjellin para publikut një arkitekt të vemendshëm, një vizatues të shkëlqyer akademik, por edhe një piktor të ndjeshëm. Punët e ekspozuara, zbulojnë raportet mes kohës, hapsirës dhe personazhit. Aty gjen vepra me të njëjtin subjekt, por të realizuara në kohë të ndryshme. Sipas kuratores Esmeralda Dalipi, Jano i realizonte portretet në linjë të shpejtë, duke kapur në perfeksion karakterin e personazheve. Ekspozita retrospektive e Agron Janos do të qëndrojë e hapur deri më 25 maj.