KRYEFAQJA » LAJME » Elbasan: 3.8 miliard lekë për rikonstruktimin e qytezës turistike të Belshit

Elbasan: 3.8 miliard lekë për rikonstruktimin e qytezës turistike të Belshit

Në qytezën e Belshin të Elbasanit ka filluar zbatimi i fazës së parë e projektit për rikonstruksionin e plotë që në tërësi kap vlerën e 3.8 miliard lekë. Në këtë rikonstruksion do të përfshihen ndërtimi i pedonales buzë liqenit dhe i parkut. Sipas projektit ky rikonstruksion do të ndihmoje edhe në mbajtjen pastër të liqenit të qytetit sepse papastërtia është problemi kryesor. Zona e Dumresë ka 85 liqene dhe pas rikonstruksionit do të shërbeje edhe si një destinacion turistik.