KRYEFAQJA » LAJME » Elbasan, Hapet Qendra e Telemjekësisë në Fakultetin e Shkencave

Elbasan, Hapet Qendra e Telemjekësisë në Fakultetin e Shkencave

Ndihmës admininistratori i USAID për zyrën e europës dhe azisë , zoti Tomas Melia vizitoi qendrën rajonale të telemjeksisë në Elbasan, dhe qendrën e teleinfermierisë dhe ekselencës në fakultetin e shkencave mjekësore në universitetin e Elbasanit. Kjo qendër është ngritur me mbështetjen e USAID në Shqipëri dhe universitetit të Elbasanit. Këtu merrte pjesë edhe ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj.

Ndërkohë ngritja e qendrës së teleinfermierisë dhe ekselencës në universitetin e Elbasanit është një shembull i mirë i integrimit të shërbimeve por mbi të gjitha të krijimit të brezave të rinjt të profesionistëve në sektorin e shëndetësisë. Vetëm nga vlerësimi i programit të edukimit në vazhdim janë kursyer rreth 3.1 milion dollarë kursime të llogaritura nga eliminimi i kostove të transportit, humbja e ditëve të punës të personelit shëndetësor si dhe nga përfitimi i dietave etj,

Më shumë se 500 aktivitete të edukimit në vazhdim janë organizuar dhe transmetuar në rrjetin e telemjekesisë me mbi 20 mijë pjesëmarrës, si mjekë, infermiere farmaciste, punonjës social etj.