KRYEFAQJA » LAJME » Elbasan, ndalohen pesë zyrtarë për përvetësime të jashtëligjshme
Elbasan, ndalohen pesë zyrtarë për përvetësime të jashtëligjshme

Elbasan, ndalohen pesë zyrtarë për përvetësime të jashtëligjshme

Pesë zyrtarë të Njësisë Administrative Gjergjan janë vënë në pranga për akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës dhe Falsifikimit të Dokumentave”. Sipas Prokurorisë së Elbasanit, këta përsona i kanë shkaktuar shteti një dëm prej 350 milinë lekësh. Ish-zyrtarët kanë kryer veprime fiktive në të paktën dy procedura prokurimi, duke përvetësuar tërësisht shumën e parave të caktuara për ndërtimin e një landfilli në zonë, si edhe të pyllëzimit të një sipërfaqe 50 hektarë me pemë shegë. Nga veprimet hetimore të Prokurorisë, rezulton se landifilli jo vetëm që nuk është ndërtuar, por e gjithë zona është e rrethuar dhe përdoret nga një subjekt privat. Po në vitin 2014, ish-komuna Gjergjan ka realizuar prokurimin publik për pyllëzimin të 50 hektarë tokë bujqësore me shegë, me vlerë 32.5 milionë lekë të reja. Nga kqyrja në terren, rezulton se në hapësirën bujqësore të prokuruar nuk ka asnjë pemë shegë. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” edhe për pesë zyrtarë të tjerë, ndërkohë që prokuroria vijon hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti.